Rama vijon të sqarojë përmes gazetave italiane: Në Shqipëri do vijnë 3 mijë, jo 36 mijë refugjatë. S’e di nëse pakti do funksionojë

Rama vijon të sqarojë përmes gazetave italiane: Në

Çështja e emigrantëve dhe marrëveshja e arritur mes kryeministres së Italisë Giorgia Melonit dhe kryeministrit të Shqipërisë Edoi Rama vijon të jetë pjesë e debatit në vendin përtej Adriatiku.

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, është shprehur se askush nga aktorët apo faktorët ndërkombëtarë nuk e ka kritikuar për këtë vendim.

“Nuk më ka kritikuar kush", është shprehur ai.

Në këtë intervistë Rama nuk e ka kursyer në akuza ish0kryeministrin Sali Berisha për deklaratat e tij.

Rama vijon të sqarojë përmes gazetave italiane: Në
Intervista e Ramës në :Corriere della sera"

"Nuk komentoj kurrë në gjuhë të huaj opozitën në Shqipëri, e fjalët e një politikani deklaruar non grada nga SHBA për korrupsionin e rëndë që ka përfshirë familjen e tij e se ka minuar demokracinë, nuk i komentoj as në shqip”, theksoi ndër të tjera kryeministri Rama.

Ndërkaq në një tjetër intervistë po për mediat italianem kësaj radhe për “Il Fatto qutodiano”, kryeministri është shfaqur disi i luhatur porsa i përket realizimit të këtij projekti.

“Nuk do jenë 36 mijë por 3 mijë. Por nuk di nëse pakti do funksionojë”, u shpreh ndër të tjera, kryeministri Edi Rama.

Rama vijon të sqarojë përmes gazetave italiane: Në
Intervista e Ramës për “Il Fatto qutodiano”

edi rama refugjatë alba kepi

EMISIONET