Rama publikon foto, takohet në New York me ministrin e Jashtëm britanik
Kryeministri i vendit, Edi Rama, është takuar në New York me ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly.
Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook.
“New York – Me Ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly”, shkruan Rama krahas fotove me ministrin britanik.
Në këtë takim zyrtar, kryeministri Rama shoqërohej nga ministri për Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe nga ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferid Hoxha.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York në kuadër të Forumit të Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i njohur si Samiti për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku marrin pjesë kryetarët e shteteve/qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.