“Rama nuk do të shpëtojë”, Berisha thirrje qytetarëve: Të largojmë kalbësirën nga pushteti!
Mbrëmjen e së martës kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur nisjen e aksionit politik për t'iu përgjigjur atij që e cilëson skandali Rama-McGonigal. Ai i bëri thirrje SPAK të nisë sa më parë hetimet, të cilat sipas tij po i vonon qëllimisht.
Kryetari i Partisë Demokratike mblodhi mbrëmjen e së martës Kryesinë e Partisë Demokratike për të mobilizuar aksionin e kësaj force politike në një protestë kombëtare për t’ju pergjigjur atij që e cilëson skandalin e shekullit.
Berisha: Çdo shqiptar ka një detyrim madhor ti japë Ramës përgjigjen e merituar para së gjithash sepse ai kontraktoi një vrasës me pagesë për ekzekutimin e PD dhe pluralizmit politik. Ai është kap tani nga drejtësia amerikane. Ti japë një përgjigje të merituar Ramës dhe përfundimtare, si një armik i egër i aleatit tonë kryesor.
Si një njeri i pabesë që shfreu urrejtjen e etërve të tij kundër SHBA ose verbëria e pushtetit është kaq ekstreme sa e bën atë të aftë për çdo veprim për të qëndruar në pushtet. Çdo shqiptar ka ardhur koha të flasë, t’i dalë zot Shqipërisë, të largojë këtë kalbësirë nga pushteti, i cili në çdo anë që ta shohësh del në çdo faqe që ta kthesh, del i zi dhe më i zi. Jemi mbledh sëbashku dhe kemi denoncuar vjedhjen e votës nga ana Edi Ramës dhe nuk ka akt më anti-demokratik. Kemi denoncuar skandale pas skandalesh.
Bota e qytetëruar është çuditur me një lloj tolerance ndaj këtyre skandaleve. S’ka vend që s’do donte të përmbyste një organizatore kriminale si ajo e portit të Durrësit, edhe 500 mijë eurove të Rozetës, 122 mld lekëve të denoncuar nga komisioni i kontrollit të shtetit. Të gjitha ishin të brendshme, ky është skandal ndërkombëtar i përmasave të papara.
Duhet të bëjmë gjithçka për mobilizimin e shqiptarëve, Edi Rama do largohet menjëherë nga pushteti. Nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet me një njeri që jo vetëm shkelmon çdo ditë mbi liritë e shqiptarëve, vjedh çdo ditë fondet dhe pasuritë publike të tyre. Të ngrihemi në protesta të fuqishme, asnjë shqiptar që ka jetuar në këtë vend që kur është shpall pavarësia nuk meriton një kryeministër si ky që nuk ka asnjë parim, flamur, nder përveç interesit të tij.
Kjo pasi për çështjen e shumëpërfolur të ish-agjentit të FBI-së McGonigal, Berisha akuzon Kryeministrin sa ka patur lidhje të drejtpërdrejtë me të me qëllim goditjen e opozitës.
Berisha: Shqipëria ndodhet në qendër të një akti që tejkalon çdo lloj imagjinate kur një vend që i detyrohet më shumë se çdo vend tjetër SHBA-ve, Shqipëria kur një vend anëtar i NATO-smerr përsipër, i korrupton vendit udhëheqës të aleancës së Atlantikut të Veriut, vendit udhëheqës të sigurisë dhe paqes në botë, shteteve të bashkuara të Amerikës, një nga njerëzit më kryesorë të fushës së sigurisë. Dhe këtë e bën Edi Rama.
Të marrësh përsipër një akt të tillë, të shndërrosh në aset me korrupsion një njeri që kurrë nuk e meritonte atë detyrë, por që kishte një pozicion të jashtëzakonshëm për nga rëndësia në sigurinë e SHBA-ve dhe vendeve të lira, do të thotë të kryesh një akt armiqësor të përmasave, tejkalon çdo lloj limiti dhe linje.
Vizitat private në Shqipëri duke qenë në detyrë, takimet e fshehta me Edi Ramën, angazhimi i tij me pagesë për të sharruar shtyllën kryesore të rendit demokratik që është pluralizmi politik për të shkatërruar opozitën për hir të pushtetit të Edi Ramës është një krim i përmasave makabre. Është një veprim i barabartë me një grusht shteti kur puçistët vendosin të shuajnë pluralizmin.
Në fjalën e tij kreu i selisë blu akuzon gjithashtu SPAK për vonesë të nisjes së hetimeve ndaj ramës, duke u ndalur në padinë e bërë nga sekretari i Përgjithshëm i palës tjetër brenda llojit.
Berisha: SKAP-i është sot institucioni më i diskredituar në Shqipëri. Shembulli nga sot. Deputeti Gazment Bardhi shkoi dhe paditi në SPAK aferën. Ata i thanë na i sill atë padi. Por kur doli çështja Nick Muzin ajo hapi menjëherë dosje për Lulzim Bashën dhe e mori të pandehur për larje parashë. Sepse ajo ishte larje parashë. Nuk tha më sill aktpadinë.
Për Skapin e partisë, pavarësisht se në të katërt anët e botës ulërinë serenat e korrupsionit dhe të krimit dhe kërkon aktpadinë, po mban të njëjtin qëndrim me Ramën, armiqësor. Sigurisht që aty pjesa dërmuese e hetimeve në Shqipëri.Çfarë e pengonte SKAP-in të thoshte sot se ka nisur hetimet? A e dini ju se McGonigal ka hyrë e ka dalë këtu dhe ka takuar prokurorë e gjyqtarë?