Berisha: "Skapi" mban të njëjtin qëndrim si Rama për "McGonigal", Lulzim Basha mbylli gojën 7 ditë

Berisha: "Skapi" mban të njëjtin qëndrim si Rama

Kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi në mbledhjen e Kryesisë komunikimin mes SPAK dhe Gazment Bardhit për kallëzimin për dosjen McGonigal.

Ai akuzoi SPAK se po mban të njëjtin qëndrim armiqësor si Rama në lidhje me këtë çështje.

Berisha: Deputeti Bardhi paditi në SPAK. Për të dëshmuar se është mbrojtur i partisë së tij ai i kthen përgjigje dhe i thotë ‘më nis akt padinë’ se nuk mund të fillojë hetim. Po mban të njëjtin qëndrim me Edi Ramën, armiqësor. Një shqiptar aty duhet t’i thoshte vetes së një faqezi bëri këtë e këtë, çfarë e pengonte ‘skapin’ se ka filluar hetimet.

Berisha nuk la pa komentuar edhe reagimin e Lulzim Bashës.

Berisha: Lulzim Basha e mbylli gojën për 7 ditë. Bëri një shënim dje me katër rreshta kur nuk guxoi të përmendë Edi Ramën, lë më McGonigal nuk e përmend. Shikoni si përpiqen ta kalojnë një ngjarje që prish imazhin e shqiptarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amerikanët janë të tronditur nga kjo ngjarje. Për ata ai është Kryeministri i Shqipërisë që i fut thikën.

charles mcgonigal sali berisha spak

EMISIONET