Rama në Lezhë për Pjerinin: Kandidati tjetër pa PIN, po nuk do ketë as baterinë e qeverisë
Kreu i PS-së, Edi Rama, ishte sot në Lezhë ku prezantoi Pjerin Ndreun për një tjetër mandat në krye të bashkisë së Lezhës.
Teksa vlerësoi Ndreun si administrator të qytetit, Rama atakoi kundërshtarin e tij në këtë garë.
Rama: Nuk e njoh fare kush është ai dhe nuk dua të merrem fare me të.Por një njeri që shkon dhe i jep fytyrën, zërin, emrin, karrierën dy hijeve mesiguri ka një problem me sistemin e vendimmarrjes në kokën e vet, i ka humbur PIN-i. Këto janë zgjedhje të qarta fare, të shkojmë para apo të kthehemi pas. Me PIN apo pa PIN, këtu është pyetja. Mendoj se Lezha nuk do ta bëjë atë gabim se do të jetë një gabim shumë i madh, do ti mbyllë veten rrugës dhe do kthehet në një bisht për topat e një lufte me mullinjtë e erës të dy të marrurve fund që janë si i mbytyri që do të të mbysë. Sa i përket punëve tona, punët tona flasin vetë.
Për të bindur lezhjanët që të votojnë Ndreun, Rama kërcënoi se Lezhës me kryebashkiak nga kampi tjetër do ti pritet burimi nga qeveria.
Rama: Jo se ky është më i miri por nuk ka më të mirë se ky.Janë projektet që flasin, janë financimet që flasin sa shumë mbështetje ka marrë Lezha në këto vite, është e sigurt që katër vitet e ardhshme do ta bëjnë Lezhën më të mirë. Ndërsa një njeri pa PIN dhe bateri, se pa baterinë e qeverisë si do ta karikojë telefonin ai se mirë PIN-in se gjen dot, po do të ketë dhe telefonin e fikur, çfarë do të bëjë ai për ju?