Rama në krah të Ervin Demos: Berati do të bëhet qendër atraksioni për të gjithë rajonin

Rama në krah të Ervin Demos: Berati do të bëhet qendër

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale videomesazhin e kandidatit për kreun e Bashkisë Berat, Ervin Demo.

“Me Beratin historik dhe që shkon veç përpara”, shprehet” Rama krahas videos.

Kryebashkiaku në detyrë dhe kandidat i PS-së për një tjetër mandat në drejtimin e Beratit rendit disa nga arritjet dhe punët e realizuara në 4 vitet.

“Si sot 4 vjet ju premtova që do bënim punë për beratin si asnjë herë më parë dhe ja ku jemi sot. Dëshmitarë të një Berati që buzëqesh në çdo fushë. Kemi ecur përpara me shifra historike sepse ne i kemi vënë shpatullat punës dhe sapo kemi nisur në fakt. Sepse të thuash që berati ynë i dashur e meriton është pak”, shprehet Demo.

Ai thekson se përpara ka bërë turizmi duke shtuar se “në vitin 2022 kishim 400 mijë turistë, dyfishin e vitit 2019”.

“Përpara ka bërë biznesi me një rritje prej 120%. Përpara si asnjë herë ka bërë ekonomia e qytetit. E gjetëm bashkinë me 3.2 milionë euro borxh. Sot jo vetëm që kemi arritur të zerojmë borxhin por kemi rritur buxhetin me 40%. Në berat kemi përmirësuar infrastrukturën, kemi zgjidhur problemin e ujit, rivitalizuam lagjet muzeale dhe sot për herë të parë në 30 vjet kemi shpresë për një qytet që do të bëhet një qendër atraksioni për të gjithë rajonin”, deklaron Demo.

Ai e përfundon mesazhin tij për zgjedhjet vendore se “tani mbetet fjala juaj sepse berati e meriton dhe pa asnjë mëdyshje do të shkojë përpara”

EMISIONET