Rama flet rusisht për Kryemadhin: Po ç’paskeni qenë o rubla, të verifikohen financimet ruse
Kryeministri Rama ka vendosur që t’i përgjigjet në rusisht opozitës lidhur me akuzat për përdorim të parave ruse offshore.
“Ah, rubla, rubla, çfarë djalli i madh kanë qenë gjithmonë...” shkruan Rama pas publikimit të kronikave nga Top Channel se Monika Kryemadhi ka marrë para ruse.
Rama: Ах, рубли, рубли, каким большим дьяволом всегда были… Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet…
Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!