Rama justifikon rikthimin e basteve online: Të ardhurat shkojnë për sportin, kulturën e teknologjinë
Kryeministri Edi Rama gjatë ceremoinsë së nderimit të shtatë sportistëve shqiptarë që janë hsppalur kampionë, përmendi edhe rihapjen e basteve online.
Rama tha se së shpejti do të kalojë për miratim pasi të hyjë në këto ditë në procesin e konsultimit publik, ligjin për aktivitetet e basteve online.
Ai shtoi se në vend që të mbetet një aktivitet jo formal, duhet të kthehet i formalizuar ku të kenë akses kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe të ketë garanci për lojtarët për të gjitha aspektet.
Rama: Tjetra është që së shpejti do të kalojmë më në fund për miratim pasi të hyjë në këto ditë në procesin e konsultimit publik, ligjin për aktivitetet e basteve online. Do të jetë një hap i rëndësishëm për të formalizuar një aspekt të këtij aktiviteti bastesh që siç ka treguar eksperienca nuk kemi mundur ta ndalim, por asnjë vend, përfshirë ato me kontroll të madh autoritarist. Në vend që të mbetet një aktivitet jo formal, të kthehet i formalizuar ku të kenë akses kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe të ketë garanci për lojtarët për të gjitha aspektet dhe ku sipas ligjit të gjitha të ardhurat do t’i shkojnë sportit, kulturës dhe teknologjisë.
Ndryshe nga më parë, e kemi përcaktuar në ligj nuk mund të merren për të mbuluar nevoja të tjera të qeverisë por do të jenë të fokusuara vetëm këtu. Do të kemi një strukturë të re që do të bëjë mbikëqyrjen e kësaj industrie dhe do të kemi një bord kombëtar ku do të jenë pjesëmarrës përfaqësues nga qeveria dhe federata dhe për të përcaktuar ndarjen e fondeve në mënyrë periodike sipas projekteve dhe nevojave të federatave sportive, të sektorit të kulturës, të grupeve të ndryshme që janë të interesuar për projekte kulturore.


