PS refuzon mocionin, Bylykbashi: Opozitës po i ngushtoni dhe po i zhdukni çdo lloj hapësire kontrolli mbi qeverinë!

Grupi parlamentar i PD në Kuvend po institucion për të futur në rendin e ditës, Mocionin me Debat për raportin e DASH mbi Shqipërin.

Deputeti Oerd Bylykbashi iu drejtua kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla të zbatojë rregulloren, sepse me qëndrimin që po mban nuk po tregon tjetër veçse po rikonfirmon se opozitës po i ngushtohet mundësia e kontrollit mbi qeverisjen.

“Ne kemi kërkuar ndryshimin e rendit të ditës, specifikisht një debat në lidhje me raportin e DASH. Tjetër gjë, çfarë duhet të sqarojmë më tepër ne?!

Sot nuk ka gjë tjetër përveçse rikonfirmin të asaj që kemi thënë një vit e gjysmë: Opozitës po i ngushtoni dhe po i zhdukni çdo lloj hapësire kontrolli mbi qeverinë. Por kur këtë e thonë edhe raportet ndërkombëtare, ju insistoni më shumë.

Ju folët për një rend dite të zakonshëm. Për çfarë?! Vulosjen e kontratave koncesioneve për portin e Durrësit ku dilni me humbje dhe duke humbur pasurinë më strategjike që ka ky vend?!

Pse?! Vetëm që të pasurohen ata që doni ju. Nuk e doni këtë lloj debati edhe pse del në këtë raport. Pra, ne sot kërkojmë zbatimin e rregullores dhe mocionin me debat!”, këmbënguli deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

pd oerd bylykbashi kuvend bylykbashi

EMISIONET