"Socialistët nuk zmbrapsen", Komisioni i Etikës përjashton 6 deputetë të PD-së

Të paktën 4 deputetë të Partisë Demokratike nuk do të jenë pjesë në mocionin me debat në seancën e 2 marsit në parlamentin e Shqipërisë për çështjen McGonigal.

Me shumicë votash socialistët kanë pezulluar me 10 ditë nga punimet e kuvendit Edmond Spahon, Elda Hotin, Oerd Bylykbashin dhe Sorina Kotin.

Ndërsa Lindita Metalia do të mungojë 5 ditë e Gerta Bardeli 3. Vendimi u mor me argumentin e bllokimit të foltores në seancën e fundit.

Mbledhja e komisionit u zhvillua me dyer të mbyllura, por Edmond Spaho kundërshtimet i bëri publike përmes Facebook, ku akuzoi se PS po shkel kushtetutën me bllokimin e komisionit hetimor për marrëdhëniet e Ramës me ish-zyrtarin e lartë të FBI, tashmë nën hetim.

Madje ai kundërshtoi akuzat se dy firma të PD janë falsifikuar

"Ngjarja për të cilën po flasim ka implikime, janë paguar para për të hequr të drejtat e mia si opozitë, për të shkatërruar opozitën. Është përdorur ky mekanizëm vetëm për të shkatërruar. Firmat i keni dhe ju nuk doni t’i thërrisni ata deputetë, firmat e tyre janë të rregullta. Rregullat po i shkel ti duke u bërë kukull e Edi Ramës," tha ai.

Pas marrjes së masës ndëshkimore, deputeti demokrat Sajmir Korreshi e cilësoi veprimin e paramenduar.

"Vendimet janë marrë që në kryesinë e grupit parlamnetar të PS dje ku ata dolën të vendosur dje se do ti shkarkojnë dhe i shkarkuan," tha ai.

Megjithatë do të pritet seance e kësaj jave për të parë nëse do të ketë deputetë të tjerë që do të ndëshkohen nga rradhët e PD-së.

EMISIONET