Protesta e opozitës, Hoti: Po përballemi me arrogancën, na mohohet e drejta kushtetuese
Gjatë një interviste në studion e “Ora News”, deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, foli për protestën e opozitës, duke e cilësuar atë si një foltore ku qytetarët shprehin problemet që, sipas saj, mazhoranca po i injoron brenda Parlamentit.
" Unë sapo vij nga protesta. Është një foltore jo protestë. Është një hapësirë ku i jepet qytetarëve që të vijnë e të flasin për problematikat, hallet e shumta që sot kanë shqiptarët.
Nevoja e foltores erdhi sepse siç e kemi parë edhe situatën ku ne ndodhemi në Parlament, ku ne si deputetë të opozitës na ësështë mohuar çdo e drejtë. Ku përballemi me arrogancën e një pushteti i cili e ka përdhosur Parlamentin e Shqipërisë, ku e ka zhbërë shtetin e së drejtës.
Jemi përballur shumë herë para mohimit të të drejtave që na jep ligji dhe Kushtetuta, si për ngritjen e komisioneve hetimore, që është një e drejtë kushtetuese, ku neni 77 e thotë qartë që është e drejtë e 35 deputetëve për të kërkuar ngritjen e komisionit hetimor, na janë hedhur nocione mocione me debat", u shpreh Hoti.

