Presidenti i Austrisë vizitë zyrtare në Tiranë, pritet nga kreu i shtetit Bajram Begaj

Bajram Begaj ia mbajti vetë çadrën homologut austriak Alexandër Van der Bellen ndërsa e priti në mes të shiut në Tiranë.

Pasi shtrëguan duart në presidencë, duket se i sqaroi dhe arsyen e dorës që prej ditësh e mban të fashuar.

Presidenti i Austrisë vizitë zyrtare në Tiranë, pritet nga

Në konferencën e përbashkët Presidenti i Austrisë i kërkon qeverisë shqiptarë të heqë përfundimisht dorë nga pasaportat e arta.

Alexander Van Der Bellen: Sipas metodologjise se re të zgjerimit fokusi tashmë është te çeshtjet esenciale si shteti i te drejtes, të drejtat themelore, drejtësia e pavaruar dhe ne dëshirojmë të inkuarojmë Shqipërinë për të zhvilluar reformat e duhura. Të hiqet dorë nga ndonjë ide që është në diskutim nëse kjo do të conte në cenimin e ecurisë së procesit të reformave siç është deklaruar para pak kohësh nga ana e qeversië Shqiptare lidhur me pasaportat e arta. Qeveria ka vendosur ta lërë pezull, nuk është akoma një proces për të cilin është marrë një vendim në Gjykatën Kushtetuese në Maltë dhe besoj se Shqipëria do të ndjekë udhëzimet e të drejtës evropiane.

Këshilla gjeti mbështetjen e Presidentit të Shqipërisë Bajram, Begaj i cili theksoi se për disa reforma qeveria duhet të marrë dakordësinë e Bashkimit Evropian.

Bajram Begaj: Bie dakord me Presidentin që disa reforma, të cilat kërkojnë të bëhen në vend duhet të bëhen me dakordësinë e BE.

Kosova dhe marrëdhënia e saj me Serbinë ishin në fokus së bisedës Begaj-Van de Bellen gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë.

Presidenti i Austrisë bëri të qartë se pa dialog e marrëveshje nuk ka integrim të të dyja shteteve në BE.

Alexander Van Der Bellen: Bisedimet, negociatat në Ohër mendoj qe mund të ishin një gur themeli në procesin e normalizimit të marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu është shumë i vështirë por të dyja shtetet janë të ndërgjegjshme që pa marrëveshje nga të dyja palët nuk do të kenë të ardhme drejt BE-së.

Në Parlament Van der Bellen përshëndeti shqip.

Para deputetëve foli për rëndësinë e kompromisit pozitë-opozitë, veçanërisht para zgjedhjeve.

Alexander Van Der Bellen: Kompromisi është një gur themelor i demokracisë. Të gjesh një kompromis do të thotë që të dyja palët të lënë qëndrimet e kundërta dhe të synojnë një qëndrim të ri të përbashkët, të mos marrin vendime të nxituara.

Në takime me përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, Alexander Va nder Bellen shprehu mbështetjen e Austrisë ndaj procesit të integrimit e siguroi forcim të bashkëpunimit mes dy shteteve.

Seanca në nder të Presidentit austriak riktheu në Kuvend ish-kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

bajram begaj austria alexander van der bellen

EMISIONET