Presidenti Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës, takime me drejtuesit e komunave shqiptare
Presidenti i Republikës ka nisur vizitën e tij zyrtare në Luginën e Preshevës, duke zhvilluar takimet e para me drejtuesit institucionalë dhe përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në këtë rajon.
Në kuadër të kësaj vizite, Presidenti u takua me kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, ku u diskutua për çështje që lidhen me komunitetin shqiptar dhe bashkëpunimin institucional.
Axhenda vijoi me një takim me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, si dhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësues të këtij institucioni.
Vizita në Luginën e Preshevës pritet të përfshijë edhe aktivitete të tjera, me fokus komunikimin me institucionet lokale dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në rajon.

