"Politika ka marrë peng Shqipërinë", Beqiri: Sheshi sot duhet të ishte plot...

I ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, avokati Evarist Beqiri komentoi protestën e opozitës që u organizua sot, duke theksuar se pjesëmarrja e ulët tregon që politika e ka marrë peng Shqipërinë.
" Shqiptarët në zgjedhje e shprehën se me kë janë. Në situatën aktuale besoj se dhe këtu opinioni publik është pro drejtësisë së re, që mezi presin që të vendosin në vend disa standarte ose disa çështje të cilat kanë ngelur të pa mbyllura në këto 30 vite tranzicion në Shqipëri.
Na u desh që të bënim këtë strukturë të posaçme, të veçantë, ekskluzive, për të bërë të mundur që politika Shqiptare të bëj një farë reformimi të vetvetes.
Politika jonë e ka marrë peng Shqipërinë. Sot që ishte një protestë e opozitës. Mendoj se në të tilla raste sheshi duhet të jetë plotë. Ndërkohë ne pamë aty në shesh që ishin a s'ishin 200 veta", u shpreh Beqiri.

