"Po të dojë shteti të arreston", Balliu: Edi Rama ka një dashuri të sëmurë pas krimit

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në "Ora e Betit" thotë se krimi nuk mund të bëjë të fortin me shtetin nëse ky i fundit nuk ja jep këtë mundësi.

Sipas tij, Edi Rama ka një dashuri të sëmurë pas krimit prandaj edhe qeverisë me ta.

Klevis Balliu: Krimi këtu ka qenë por para Edi Ramës 216 banda u vunë pas hekurave, njerëz që opozita e asaj kohe nuk guxonte tu përmendte emrin si rasti i Aldo Bares.U kap prej veshi dhe u fut në burg siç meriton të futet çdo bandit. Nuk mund të bëjnë të fortin me shtetin nëse shteti nuk i i lejon. Këta kanë ushtarë, ne kemi ushtri. Kanë armë, shteti ka tanqe. Kanë informacion, shteti ka SHISH, policinë, të gjitha. Po të dojë shteti të arreston. Edi Rama ka një dashuri të sëmurë pas krimit, i do, i adhuron ata. Do të jetë si ata, prandaj drejton me ata, qeveris me ata. Edi Rama është kërcënim për sigurinë kombëtarë, nuk mund të pranosh që krimi të qeverisë vendin.

ora e betit zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET