‘Po mbrohen Hajdari dhe Salillari’/ Lefter Maliqi në SPAK: 11 kallëzime brenda 3 viteve për kr*m elektoral, drejtësia nuk reagon

‘Po mbrohen Hajdari dhe Salillari’/ Lefter Maliqi në SPAK: 11

Ish-deputeti opozitar Lefter Maliqi ishte ditën e sotme, më 29 janar në Prokurorinë e Posaçme për të depozituar kallëzimet e radhës për krimin elektoral, aferat korruptive me tenderimet në Bashkinë Kuçovë dhe abuzimet në cilësinë e ndërtimit për firmën “Salillari”.

Në dalje të SPAK-ut ai denoncoi me emra dhe deklaroi pakënaqësinë që prej tre vitesh nuk është kryer asnjë hetim për 11 denoncimet radhazi që ka bërë, duke nisur nga manipulimi i votave në zgjedhjet parlamentare dhe lokale, tek prokurimet e infrastrukturës rrugore, kanalizimeve dhe vjedhja e fondeve të buxhetit.

Ai akuzoi direkt kryebashkiakun Kreshnik Hajdari, familjarët e zyrtarit të lartë vendor dhe biznesmenin Pëllumb Salillari, teksa i bëri thirrje edhe kreut të SPAK, Klodian Braho, që të shtyjë më tej hetimet, pasi Prokuroria dhe Gjykata e Beratit i kanë zvarritur.

“Kam bërë 11 denoncime, kallëzime në SPAK. Kam 3 vjet që kam denoncuar për vjedhjen e zgjedhjeve në Kuçovë dhe tenderimet. Kam denoncuar kryebashkiakun Kreshnik Hajdari, kam bërë denoncim për Sinecin, asnjë hetim, vazhdon hetimi të zvarritet. Kam denoncuar rrugën e shtruar nga firma Salillari, por aspak asfalt dhe asnjë hetim. Kam denoncuar rrugën tjetër të Perondisë në SPAK, por asnjë hetim. Kam bërë kallëzim për krimin elektoral në Kuçovë, asnjë hetim deri tani. Ende asnjë hetim deri tani, asnjë nuk është zgjidhur”, tha ai për mediat.

Teksa nënvizoi se kur zvarriten kallëzimet penale të tij, që ka qenë zyrtar i lartë dhe deputet, çfarë mund të bëhej me qytetarët e thjeshtë. Maliqi akuzoi se po mbrohej kryebashkiaku Hajdari dhe biznesmeni Salillari me zvarritjen e hetimeve.

“Nuk ka vend me mua për zvarritje, kam qenë ish-kryepolic, drejtues i Burgjeve dhe politikan, kur ma bëjnë mua këtë, po qytetarëve të thjeshtë. Salillarit i shkuan i morën kompjuterat e të gjitha, por ende asgjë, asnjë hetim për këtë. Po mbrojnë kryebashkiakun Hajdarin për abuzimet. Askush s’është thirrur për të dëshmuar, sepse Hajdari i famshëm i Salillarit të famshëm është strukur në zyrë”, vijoi ish-ligjvënësi.

Prokurori i rrethit të Beratit dhe e njeh mirë situatën në qarkun e Beratit, po për shkak edhe të lidhjeve që ka në atë zonë si me origjinë nga Skrapari, besoj që do të veprojë dhe do të përgjigjet për këto kallëzime që unë kam bërë.

Sigurisht që dyshoj se ku ndodhen këto kallëzime, mbase dhe ndonjë postier, shtatë kallëzime të tjera përderisa për katër çështje më kanë kthyer përgjigje, nuk i ka dërguar në SPAK, nuk e di, s'mund të mbaj përgjegjësi për këtë. Por dua t'ju them, u bënë tre vjet që kam bërë 11 kallëzime për një krim të rëndë elektoral.

Kuvendi i krimit KZAZ 64 u prish para tre muajsh, në dhomën e fshehtë ku u ndërruan kutitë e votimit, me pak vota ku u grabit mandati në 2023-shin, në Çuçi familjes, oligarku Salillari, banditë të operacionales, Bistri në krye e shumë drejtues policie. Si ka mundësi ende tre vjet, kur do ta vendosin drejtësinë këta, pra Hajdarin e famshëm dhe Salillarin se janë të lidhur të dy këta. Kur do i vendosin për këto akuza që unë kam bërë?

Një, Sineci, 4 milionë euro në zonë të mbrojtur, pa leje mjedisi, nuk ka prokurori që mund ta mbyllë këtë çështje. Dhe një kallëzim është këtu, një kallëzim e kam çuar në prokurorinë e Beratit, edhe nga prokuroria e Beratit asnjë përgjigje, vazhdon hetimi të zvarritet. Dy kilometra asfalt mbi asfalt pa procedurë tenderimi të Salillarit, direkt ndikim elektoral. Jam thirrur në SPAK si dëshmitar për këtë, jam marrë në pyetje, asnjë dëshmitar nuk është thirrur. Tjetër, një rrugë tjetër në Goraj-Perondi, gjysma e punimeve është bërë nga ish-komuna e Perondisë.

Ndërkohë që shkelet rëndë, është thirrur vetëm një inxhinier. Një rrugë tjetër, 20.000 pound, kanë paguar banorët në Frashër që rrinë në Angli. Dëshmitarët janë dhënë me gati 10 dëshmitarë me pamje filmike dhe me prova, me mesazhe në SPAK. Jam thirrur në SPAK, por këta nuk është thirrur asnjëri prej këtyre. Krimi elektoral, ndarja e ndihmave, çakulli elektoral, tenderi i qenve, tenderi Viola Grin, 1 miliard e 700 milionë lekë. Hani i Qirozit, i dyshuar, njëkohësisht edhe pastrim produktesh dhe parash, ku vëllai i tij Anxhelo Kristos në Greqi ka ndërruar emrin, ka vajtur në Angli dhe i jep me një fjalë punonjësve të bashkisë të besuar të këtij, garanci me apartamente që i ka në emër të tij, vëllai i Hajdarit. Dhe ende asnjë hetim deri tani, asnjë nuk është thirrur deri tani.

Çfarë ndodh me këtë shtet kur këta e bëjnë me mua këtë zvarritje, që kam qenë drejtues policie në veri dhe në jug të Shqipërisë, ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm i burgjeve, tetë vjet deputet, anëtar i komisionit të Sigurisë Kombëtare, kryetar i komunës më të madhe të Beratit prej tre vitesh. Imagjino çfarë u bëjnë qytetarëve të tjerë. Kur do hetojnë këta ndaj këtij, këtyre abuzuesve, këtyre hajdutëve? Vajti SPAK-u, zbarkoi te zyrat e Salillarit, i morën kompjuterat, dokumentat, të gjithë.

Ende të qetë, ende asnjë gjë nga SPAK-u, nga drejtësia deri tani. Ju e dini shumë mirë që unë po bëj tre vjet që vazhdoj për këtë krim elektoral në, në Kuçovë. Dhe çfarë ndodh? Gjykata Administrative në datë 6 nëntor më kthen përgjigje që ne shpallim moskompetencën dhe ia çojmë përsëri për ligjin e dekriminalizimit SPAK-ut. Ia çojnë KQZ-së, ndërkohë që SPAK-u e dënon një vit burg, e konvertuar në orë pune, 150 orë pune. Ka marrë vendim të formës së prerë. Ndërkohë që KAS-i ia kthen KQZ-së për falsifikim dokumentash dhe fshehje të dënimit. Imagjino se ku ka ndodhur.

Gjykata Administrative ia kthen përsëri KQZ-së për të shkarkuar Hajdarin e famshëm. Dhe ende institucionet e kapura të shtetit dhe të drejtësisë nuk veprojnë asgjë. Pse nuk veprojnë? Sepse Salillari, më kujtohet ajo kënga e vëllezërve Zena, se leku, leku e thyejnë përpjetë, vetëm leku e thyejnë përpjetë, se s'ka mundësi tjetër. Si ka mundësi ky oligark, këta banditë, vjedhin, abuzojnë, e kanë çuar Kuçovën në mesjetë, grabitje. Çfarë nuk ndodh? Dhe akoma asnjë hetim, akoma kur? Vitin tjetër që janë zgjedhjet? Që bashkë me banorët e Kuçovës, të majtë e të djathtë, do i japim dënimin e merituar këtyre hajdutëve, abuzuesve.



EMISIONET