PL thirrje qytetarëve: Të mbështesim pedagogët në tubimin e datës 22 shkurt
Brunilda Paskali në një deklaratë nga selia e PL i ka bërë thirrje të gjithëve që ti bashkohen protestës që do të zhvillohet në 22 shkurt nga pedagogët.
Paskali tha se "Qeveria vazhdon të dëshmojë se nuk e do rininë tonë".
Brunilda Paskali: Arsimi i lartë financohet në nivele shumë të ulëta nga qeveria e incineratorëve dhe rrugëve të shtrenjta, as 0.7 për qind e prodhimit të brendshëm bruto. Ora mësimore paguhet mbi 50 për qind më pak se rajoni. Pagat janë mbi 40 përqind më të ulëta se në rajon. Kërkimi shkencor financohet nën 0/1 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Kemi një largim masiv të të rinjëve jashtë shtetit. Largim jashtë vendit të profesoratit, mbyllje e dhjetra degëve. Qeveria vazhdon të dëshmojë se nuk e do rininë tonë. Për t'ju kundërvënë politikave shkatërruese të qeverisë bëj thirrje të dalin të gjithë në mbështetje të profesoratit në tubimin e tyre kombëtar universitar ditën e mërkurë në datë 22 shkurt.