"Për Pashalimanin i qëndrojmë marrëveshjes me Turqinë" / Vengu: Brenda Uashingtonit e Brukselit! Rishikojmë Strategjinë Kombëtare. Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci kundër askujt

Në kohën kur SHBA dhe BE përballen me sfida në marrëdhënie, Shqipëria bëri të qartë se qëndron e balancuar brenda Uashingtonit dhe Brukselit. Qëndrimin në këtë cështje mes dy aleatëve strategjike e bëri të ditur ministri I Mbrojtjes, në një konferencë analizë

"Për Pashalimanin i qëndrojmë marrëveshjes me

“Ne nuk jemi mes Uashingtonit dhe Brukselit, por në mes të të dyjave” deklaroi ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

Shqipëria nuk mban anë në tensionet mes Uashingtonit e Brukselit, në nivel të lartë kohët e fundit kryesisht për cështjet e Sigurisë. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur qëndrimin e Tiranës, ku konfirmoi përfshirjen e Shqipërisë drejtpërdrejt në misionin në Gaza si pjesë e Bordit të Paqes

Këto përgjigje ishin për aleatët strategjike, ndërsa për rivalët në rajon,  ministri ishte i prerë.

“Shqipëria nuk i merr leje askujt për marrëveshjet që bën.  Kjo vjen për dy arsye. E para sepse lexojmë kërcënimet dhe rreziqet në rajon në mënyrë të njëmendtë. E dyta, nuk besoj se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë të marrin leje për sa i përket kësaj pjese, e treta mikëpresim edhe vende të tjera të na bashkëngjiten”, tha Vengu.

Paralajmëroi rishikimin e strategjisë kombëtare të Mbrojtjes.

Duke u ndalur tek çështjet e brendshme dhe bashkëpunimet në fushën e mbrojtjes, Vengu theksoi se vendi ynë do të prodhojë vetë armë e municion, por edhe mjete e pajisje luftarake, si dronë etj.

“Kompania shtetërore Kayo ka nënshkruar në 2025 6 marrëveshje për prodhimin e armatimit të lehtë dhe jemi në negociatë me gjigantin italian “Ficantieri” për prodhimin e nijeve në Pashaliman. Për mbrojtjen civile do kemi dy baza rajonale, një për veriun e vendit dhe një për jugun e vendit”, tha ministri.

Ndërsa Shqipërisë pritet t’i shtohen 3 anije.

“Do të ndërtohen 2 anije luftarake dhe një tjetër për qëllime civilo-ushtarake”, tha Vengu.

Numrin e ulët të tankeve dhe avionëve luftarakë, ministri e justifikoi me faktin se vendi ynë është pjesë e NATO-s dhe po investon fillimisht në të tjera aspekte.

“Po blejmë 2 avionë zjarrfikës, synojmë që njëri të vijë brenda viti”, tha ai.

Shqipëria, sipas Ministrit të Mbrojtjes, do të jetë gati të mirëpresë Samitin e NATO-s në vitin 2027, që pritet të sjellë në Tiranë krerë shtetesh të Aleancës dhe mbi 10 mijë zyrtarë.

Vengu: Për Pashalimanin i qëndrojmë marrëveshjes me Turqinë që prej vitit 1992 

Ministri  Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se nuk ka asnjë ndryshim të marrëveshjes me Turqinë për bazën e Pashalimanit.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me bazën e Pashalimanit dhe deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Yaşar Güler, Vengu theksoi se “ne kemi një marrëveshje prej vitit 1992 e ratifikuar, e rinovuar sërish në 1998 që parashikon pjesëmarrje të forcave detare turke të stacionuara me rotacion në Pashaliman”.

“Është e dobishme për forcat detare t’i qëndrojmë kësaj marrëveshje, nuk ka asnjë ndryshim sa i përket kësaj marrëveshje ndaj me të drejtë edhe homologu turk ka dhënë përgjigjen që ka dhënë sa i përket qëndrimit të forcave me rotacion në Pashaliman”.

EMISIONET