PD njofton Celibashin: Basha është dorëhequr, dokumentacioni i paraqitur është i plotë
Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kërkesës së kryekomisionerit Zgjedhor Ilirjan Celibashi sa i takon dokumentacionit për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit, që kërkonte firmen e Lulzim Bashes.
Alibeaj ka njoftuar Celibashin se Lulzim Basha është dorëhequr si kryetar i PD më 21 mars 2022 .

Indrit Sefa ne shkresen e tij thotë se dokumentacioni i paraqitur në KQZ është i plotë.

Sakaq dje Alibeaj pas mbledhjes me disa deputetë tha se do të futen në zgjedhjet e 14 majit teksa i “shtriu” dorën për bashkëpunim grupit të Sali Berishës.
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se asnjë parti politike nuk mund të regjistrohet në zgjedhje, nëse deklarata e kryetarit të partisë nuk shoqërohet me nënshkrimin e tij.
