PD-ja e Bashës mbledh Këshillin, Agalliu: Po bëhemi gati për zgjedhjet 2025-ës

Prej ditësh deputetë të asaj që njihet si Partia Demokratike zyrtare janë ngritur në një revoltë kundër Kryesisë së Partisë.

Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi nuk pranon zgjedhjen urgjente të kryetarit të parashikuar më 29 korrik, ndërsa sot u mblodh Këshilli Kombëtar nga ata që njihen si mbështetësit e Lulzim Bashës, të cilët në mungesë kuorumi votuan 29 korrikun si datën e zgjedhjeve për kryetarin e partisë.

Deputeti Arbi Agalliu në në një intervistë për “Ora News”, sqaroi se në mbledhjen e sotme Këshilli vendosi plotësimin e vakancave të krijuara në komisione.

Po ashtu, Agalliu u shpreh se i gjithë ky proces është në kuadër të përgatitjes së PD-së në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

PD-ja e Bashës mbledh Këshillin, Agalliu: Po bëhemi gati për

katerina hysenllari arbi agalliu

EMISIONET