PD e Bashës jashtë zgjedhjeve, Meta: Nuk ka rëndësi, opozita shkon e bashkuar drejt fitores historike

PD e Bashës jashtë zgjedhjeve, Meta: Nuk ka rëndësi, opozita

Ka reaguar edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta lidhur me vendimin e KQZ-së për të lënë jashtë zgjedhjeve të 14 majit PD-në.

Meta shkruan se nuk ka interes për këtë çështje, por shton se rëndësi ka që për 60 ditë shqiptarët do të kenë mundësi të ndëshkojnë më votë këtë sistem monist.

Meta: Nuk kam asnjë koment sepse isha në një takim dhe po prisja të lidhemi bashkë. Nuk kam asnjë interes për këtë çështje. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë shqiptarët do të kenë mundësi të ndëshkojnë më votë këtë sistem monist. Janë katër vite të humbura. Me Partinë Demokratike kemi një marrëveshje të bërë publike prej kohësh. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë do të shkojmë në zgjedhje. Koalicioni është firmosur prej muajsh. 

Cështja e regjistrimit të kandidatëve është një cështje teknike. Opozita shkon e sigurt dhe e bashkuar drejt një fitore historike. Komentet për Bashën janë bërë me kohë. Nuk dua të hyj në cështjen e Partisë Demokratike sepse e ka zgjidhur populli në 6 mars, e kanë zgjidhur dhe anëtarët e Partisë Demokratike por e zgjidhi dhe gjykata. Jemi drejt triumfit të opozitës kundër një regjimi monist.

EMISIONET