Femra në “ushtri” Yuri Kim: Të gjithë duan të jetojnë në një botë të lirë

Angazhimi i grave edhe në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes duhet suportuar. Ky ishte mesazhi i amasadores Kim dhe ministrit Peleshi teksa theksuan se situata aktuale në Europë ka qenë një pikë reflektimi edhe për femrat. Në rajon Kim premtoi mbështetje ndaj Kosovës për njohjen e saj, teksa shtoi se lufta në Ukrainë tregoi miqtë.

Vajzat dhe gratë nuk kanë kontribut thelbësor vetëm në familje e shoqëri. Tashmë edhe në ushtri kanë role të rëndësishme.

Pikërisht në 8 mars ambasadorja Yuri Kim në tryezën e organizuar me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi sollën në vëmendje angazhimin e gruas në forcat e armatosura

Lufta në Ukrainë dhe përpjekjet e Moskës për tjetërsimin e fakteve ishin në qendër të vëmendjes

"Po përballemi me një situatë kritike, me atë që po ndodh në Evropë. Rusia ka pasur vështirësi për t’u përballur me kërcënimet e luftës me Ukrainën. Ata po përpiqen ta rishkruajnë historinë. S’është bota që ne duam të jetojmë. Pra cila është zgjidhja? Për ne, Shtetet e bashkuara të Amerikës është të bashkëpunojmë me vendet që janë si ne, të lirë, demokratik dhe me prosperitet. Jemi krenar që ju kemi ju shqiptarët aleat në NATO, në Këshillin e Evropës," tha ajo.

Madje ambasadorja Kim foli në shqip kur citoi heroin kombëtar , Skënderbeun.

"Dhe dua t’ju citoj heroin tuaj kombëtar, Skënderbeun. ‘Bashkimi bën fuqinë’.”- tha Kim, teksa ndau citimin e heroit tonë kombëtar në shqip.," tha ajo.

Një mesazh e pati edhe për gratë e vajzat në Kosovë duke ofruar angazhimin maksimal të SHBA për njohjen e shtetit.

Ministri i Mbrojtjes theksoi rolin e shtuar të grave në ushtri.

Pjesë e diskutimit ishte edhe Komandantja e Gardës Kombëtare së Nju Xhersit Lisa Hou e cila nënvizoi rëndësinë e mbësthetjes mes grave dhe barazisë gjinore pavarësisht fushave në të cilat ato ushtrojnë aktivitetin e tyre. 

EMISIONET