Pas parregullsive në Elbasan, nisin rinumërimet në Tiranë/ Nuri: Do të hapen mbi 1200 kuti, do të verifikohet vlefshmëria e çdo flete votimi

Ditën e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar rinumërimin e votave për 94 qendrat e votimit te qarkut Elbasan, qe i përkasin Peqinit dhe Gramshit, pas vendimit te marre ne KAS gjate shqyrtimit te ankimimit te koalicionit PD-ASHM.

Nga verifikimi i këtyre kutive janë konstatuar disa problematika, ku në 15 raste, fletët e votimit kishin një vulë dhe jo dy.

Ndërkohë sot do të nisë rinumërimi i votave për 1282 qendrat e votimit për qarkun Tiranë, ndërsa më pas do të vijojë me 587 qendrat e Qarkut Fier dhe 360 kutitë e Durrësit. Në total do te rinumërohen 2323 kuti votimi nga zgjedhjet e 11 Majit.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga qendra e votimit, juristi Franc Nuri deklaroi për "Ora News se procesi në Elbasan kishte nxjerrë në pah një sërë parregullsish serioze dhe elementë të mundshëm manipulimi, ndërsa për Tiranën pritet një rinumërim i plotë me kontabilizim rezultati nga e para.

"Dje për Elbasanin kishte dy zona që u numëruan, nuk u numërua i gjithë qarku dhe u këqyrën materialet zgjedhore për të parë vlefshmërinë ose pavlefshmërinë e tyre.

Në vetvete nuk pati rinumërim për ndryshim rezultati por pati këqyrje të materialit zgjedhor për të konstatuar parregulltësi dhe për të konstatuar elementët e manipulimit me trenin bullgar apo mbushjen e kutive.

Rezultuan elementë të tillë. Ne nga informacionet që kemi marr dhe kemi arritur të grumbullojmë edhe nga stafi i KQZ-së, ka qenë një situatë skandaloze në Elbasan sepse në asnjë kuti nuk ishin gjërat e rregullta. Nuk gjeje një kuti që të ishte 100% në përputhje me ligjin dhe rregullat. Proces verbalet ishin të mbajtura me gabime, pati diferenca në numër votash me numrin e votuesve të identifikuar, apo dhe fletë votimi që ishin akoma më skandaloze, pa vula fare që ishin konsideruar fletë të vlefshme. Për PS të gjitha.

Për Tiranën që ne po fillojmë tani dhe jemi duke kaluar vëzhguesit tek sita e akreditimit këtu në KQZ. Tani procesi pritet të nis nga momenti në moment. Do të hapen mbi 1200 kuti të Tiranës. Ndryshe nga Elbasani, këtu do të shikohet vlefshmëria e fletëve të votimit por do të ketë kontabilizim të rezultatit nga e para, për të gjitha subjektet dhe për të gjithë kandidatët e të gjitha partive dhe koalicioneve që kanë marrë pjesë", u shpreh Nuri.

 

EMISIONET