Paloka: Ka shumë rëndësi kush merr vulën e PD, Rama mund t'ja japë dhe Ballës dhe të thotë kjo është opozita

Edi Paloka nuk e sheh të ndarë protestën e 3 marsit me procesin që pritet të zhvillohet në Apel për vulën dhe logon e PD, por mohon që të jetë presion për gjykatën.

Njuma: Do ta përdorni protestën e 3 marsit si presion për gjykatën për çështjen e vulës të logos?

Paloka: Protesta ka disa arsye por nuk mund të them që atë ditë që do të zhvillohet ai proces farsë, nëse do të zhvillohet, nuk do të ketë lidhje protesta me atë, është një vendim që është jo vetëm për fatin e PD.

Në "Ora e Betit" ai theksoi se është shumë e rëndësishme se kush merr vulën dhe logon e PD.

Paloka: Nuk është protesta e radhës, ka vlerë si protestat e dhjetorti se po rrezikohet demokracia, pluralizmi. Ka rëndësi se kush e merr vulën se mund t'ja japë vulën dhe Taulant Ballës dhe të thotë kjo është opozita. Këtë bëri Ramiz Alia.

EMISIONET