"Padi me prapavijë politike", Braçe në GJKKO: Nuk komentoj prokurorët as gjyqtarët, por…

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ishte sot në Gjykatën e Posaçme ku ka një çështje që lidhet me shpifjen, ku u shpreh se ndaj tij është bërë një padi e rreme dhe me prapavijë politike.

Jashtë godinës së GJKKO Braçe u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me interesin e shprehur prej tij për kandidimin për postin e kryebashkiakut të Tiranës dhe faktin që Erion Veliaj kishte sot në GJKKO seancën e radhës të themelit.

“Besoj që politikanët, proceset gjyqësore dhe vendimet e gjykatave nuk duhet t’i diskutojmë. Nuk komentoj as prokurorët as gjyqtarët.

Mund të them që prezumimi i pafajësisë dhe barazia në proces, që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e qytetarëve, janë elementë shumë të rëndësishme për demokracinë”, tha ai.

EMISIONET