“Pa diferencime në shërbime”/ Belind Këlliçi: Projekte për shëndetësinë dhe punësime për PAK
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën ka paraqitur projektin për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara. Gjatë takimit me përfaqësues të tyre, Belind Këlliçi theksoi hapjen e vendeve të punës dhe shërbimeve shëndetësore pa bërë diferencime
Personat me aftesi ndryshe do te kene mbeshtetje sociale, trajtim te vecante si dhe qendra rehabilitimi, sipas programit të kandidatit për kryetar bashkie të koalicionit bashkë fitojmë.
Në takim me përfaqësuesit e tyre Belind Këlliçi shprehet se do të krijojë projekte për vende të reja pune për ta.
“Fillimisht do të aplikojmë vetë dhe në mënyrë që të hiqen barrierat në të gjitha institucionet që janë në varësi të Bashkisë së Tiranës dhe do të kërkojmë të zbatohet dhe nga operatorët privatë të kontraktuar nga bashkia.
Në kuadër të lehtësimit të barrës fiskale për bizneset kemi për të inkurajuar punëdhënësit të punësojnë personat me aftësi të kufizuar, duke iu ofruar edhe stimuj dhe trajnime. Këto qendra do të udhëhiqen nga praktikat më të mira perëndimore të kujdesit shoqëror që ofrohen nga ne dhe do ti dedikohen personave me aftësi të veçanta, ashtu sikurse dhe të moshuarve”, u shpreh Këlliçi.
Shërbim të padiferencuar dhe mbështetje ishte një tjetër pikë e prioritetit të këlliçit
Gjatë diskutimit Këlliçi nuk harroi të shigjetonte kundërshtarin e tij politik, Erion Veliaj kur tha se u prishi godinën ku ishin zyrat e përfaqësuesve të PAK.
“Më erdhën edhe fotot e momentit të shembjes së godinës, ku karrocat janë këtu brenda. Pra e kanë shembur godinën bashkë me karrocat, si policia bashkiake ashtu edhe policia e rendit. Kjo është fytyra e kryebashkiakut aktual”, theksoi Belind Këlliçi.