"Opozita në shesh kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama", si u pasqyrua protesta në mediat italiane
Protesta e opozitës këtë të shtunë kundër kryeministrit Rama ka gjetur pasqyrim të gjerë edhe në mediat italiane.
Kryetitulli është: Opozita në shesh kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare të qendrës së djathtë u mblodhën sot para ndërtesës së qeverisë në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama, i konsideruar përgjegjës për "varfërinë në rritje, korrupsionin e shfrenuar dhe ikja e vazhdueshme e shqiptarëve jashtë vendit”.
"Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është rikthyer në krye të Partisë Demokratike, formacioni kryesor i opozitës, foli sot për "një revolucion demokratik që nuk do të ndalet derisa të rrëzohet regjimi i Ramës". Në krah të tij, ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta, tashmë në krye të Partisë së Lirisë, nënvizoi se “numërimi mbrapsht për Ramën sapo ka filluar”. Në fund të demonstratës, fishekzjarre dhe bomba tymuese ranë në hyrjen kryesore të Shtëpisë së Qeverisë. Të hënën, bëri të ditur Berisha, protesta do të zhvendoset në ndërtesën e Kuvendit. Nga ana e tij, kryeministri u tregua indiferent ndaj demonstratës së opozitës dhe pak para se të fillonte ai publikoi imazhet e tij në Facebook në studion e një skulptori" shkruan Ansa.