“Non-grata” në SHBA, Berisha paralajmëron humbjen e betejës ligjore në Francë me Blinken
Gjatë konferencës së përjavshme të mbajtur me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha tha se, raporti për farsën elektorale është i përfunduar, dhe se ai do të paraqitet javën tjetër. Sipas tij, kjo farsë elektorale nga PD nuk do të njihet kurrë.
Në lidhje me procesin e McGonigal, Kryedemokrati u shpreh se, ka zhvillime të rëndësishme. Berisha tha se, dokumenti është fatal për Ramën, dhe thuhet se ka zbulime të reja.
Në një pyetje të drejtuar nga gazetari i “Ora News” Isa Myzyraj, Berisha paralajmëroi humbjen e betejës ligjore në Francë me Sekretarin amerikan Antony Blinken sa i përket çështjes së shpalljes së tij “Non-grata” nga SHBA-të.
Pyetje – Përgjigje
Isa Myzyraj: Z.Berisha, kur jemi tek gjykatat dhe tek rasti McGonigal, a jeni i gatshëm, ose a keni ndonjë informacion për të ndarë me publikun se çfarë është duke ndodhur me çështjen tuaj në Gjykatën Korrektuese të Parisit?
Pyetja e dytë lidhet me atë që ju thatë pak më parë, pra ju do t’i jepni votat e deputetëve tuaj për ndryshimin e sistemit zgjedhor, nismë që ka nisur një ditë më parë?
Sali Berisha: Për Gjykatën e Parisit mund t’ju them se çështja është në kasacion, kasacioni niveli më i lartë i Francës.
Por shanset, duke qenë se në të drejtën franceze nxirret si pretekst se unë nuk jam qytetar i një vendi anëtar të BE, dhe se Sekretari Blinken ka imunitet, dhe nuk është në juridiksionin e gjykatave franceze, shanset e mia për të parë një rezultat në favor, pra nuk është se nuk e hedhin poshtë shpifjen, por kanë problem me gjykimin, se shpifja nuk hidhet poshtë.
Ka probleme me kompetencën, dhe unë tani pres vendimin, pastaj do të konsultohem prap me specialistët e mi ligjorë për hapat e mëtejshme. Këto tri çështje në i votojmë. Votojmë detyrimin për të votuar. Votojmë uljen e moshës për të votuar 16 vjeç. Votojmë hapjen e listave. Këto janë normal.
Sali Berisha iu përgjigj pyetjes së një gazetari, ku tha se, më 4 korrik Bill Klinton viziton Shqipërinë. Ai tha se, ai vjen si një hero kombëtar për rolin historik që ka luajtur në çlirimin e Kosovës.
“Kurdo që të vijë është i mirëpritur”, tha Berisha.
Në lidhje për sistemin zgjedhor në Shqipëri, Berisha theksoi se, opozita ka qenë, është dhe mbetet e betuar për sistem parlamentar në Shqipëri. Sipas Berishës, opozita ka për mision rikthimin e të drejtës së votës për shqiptarët.
Në lidhje me skandalin Gjici, Berisha tha se, lëpirësit e qeverisë kanë gjobitur Safetin deri në 500 mijë euro për të mos e dhënë filmin, mirëpo ndodhi që filmi u dha dhe tani Safeti kërkon paratë edhe nga burgu.
“Në këtë rast po kërkohet që Safeti të dalë viktima, dhe Almën si agresore”, theksoi ish-kryeministri Berisha.