Braimllari: Koncensionari i Sharrës po ndot ujërat e lumit Erzen
Kryetari i Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, Endrit Braimllari deklaroi sot se, “koncensionari i Sharrës po ndot ujërat e lumit Erzen dhe po rrezikon jetën e banorëve”.
“Mosegzistenca e inceneratorit dhe mosfunksionimi i impianteve të trajtimit të shkarkimeve të lëngëta ka bërë që ujrat e ndotura të shkarkohen në mënyrë të pakontrolluar duke shkatërruar bujqësinë vendase”, tha ai në një dalje për mediat.
“Miliona euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë shkojnë për pagesat e inceneratorit që nuk egziston i cili tani është kthyer një një rrezik mjedisor për shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, theksoi Braimllari.
“80 mijë dollarë duhet të paguajnë çdo ditë qytetarët e Tiranës për inceneratorin që nuk ekziston që tani është kthëer në një burim të rrezikimit të shëndetit të tyre.
U propagandua me të madhe që ndërtimi i incenaratorit do të ulte ndotjen mjedisore por në fakt po ndodh e kundërta duke u kthyer në një problem serioz të shëndetit të qytetarëve dhe ende nuk ka një përgjegjës konkret për këtë situatë alarmante”, tha Braimllari.
“Grupi i Këshiltarëvetë Partisë së Lirise në Bashkinë e Tiranës do të kërkojë transparencë dhe llogaridhënie për këtë situatë të rëndë që në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak . Këshiltarët e Partisë së Lirisë do të inspektojnë në terren dhe do të kërkojnë hetim të plotë të kësaj çështjeje”, nënvizoi ai.