Noka thirrje qytetarëve: Sot në ora 18:00, të ngrihemi në këmbë të sfidojmë regjimin

Noka thirrje qytetarëve: Sot në ora 18:00, të ngrihemi në

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka bërë thirrje qytetarëve për t’u bashkuar në protestën e sotme para Kryeministrisë.

Në videomesazhin e tij, Noka theksoi se “nuk ka fuqi më të madhe se ajo e një populli të bashkuar” ku u bëri thirrje qytetarëve të sfidojnë regjimin sot në ora 18:00. 

Reagimi i plotë:

Sot të sfidojmë regjimin! Nuk ka fuqi më të madhe mbi tokë se ajo e një populli të bashkuar në kauzë.

Nuk ka tiran që s'ka rënë nga pushteti. 

E pamundshmja ekziston veçse në mendjet e disave, që synim kanë të demonizojnë protestën dhe të dekurajojnë qytetarët që të mos marrin pjesë, shpeshherë duke i trembur me skenaret e tyre propagandistike. 

Sfidojeni regjimin me protestën tuaj! Për vendin tonë të gjithë do të jemi në këmbë, sot në orën 18:00.

EMISIONET