Noka: Rama fshihet si struci për McGonigal, nuk flet se do ta pyesë FBI-ja, Kuvendi turp i Shqipërisë
Në një intervistë për Ora News, nënkryetari i PD-së, Flamur Noka u shpreh se kryetarja e Kuvendit është kthyer në një shërbëtore të denjë të sulltanit të Surrelit.
Ai tha se parlamenti është shndërruar në turpin e Shqipërisë, duke thekuar që çështja McGonigal është tashmë një skandal ndërkombëtar.
Ai shtoi se Rama fshihet si struci për këtë rast, pasi e kanë këshilluar të mos flasë, pasi do ta marrin në pyetje agjentët e FBI-së.
Noka: Kryetarja e Kuvendit është kthyer në një shërbëtore të denjë të sulltanit të Surrelit. Ajo nuk njeh rregullore dhe as ligj. Parlamenti është shndërruar në turpin e Shqipërisë. Ai që duhet të mbante një nga shtyllat e vendit, është kthyer në turp. Rasti McGonigal është një skandal ndërkombëtar dhe janë shokuar mediet e huaja dhe opinioni ndërkombëtar. Të gjithë diskutojnë këtë skandal, ku është përfshirë edhe kryeministri ynë, ndërsa Rama bën strucin dhe është fshehur me një grip stine. Ai nuk del sepse e kanë këshilluar se çdo fjalë do të përdoret kundër tij kur të thirret në FBI.
Po bëjnë çdo gjë që skandali i përfshirës së Ramës në një aferë korruptive për të rrëzuar demokracinë në Shqipërisë, a thua sikur gjërat po shkojnë vaj dhe është kapur në flagrancë një kryeministër në Zimbabve, jo kryeministri i vendit tonë. Mua më vjen keq për spikeren e parlamentit, sepse të gjithë janë shndërruar në skllevër nga frika. Rama ka një urrejtje për parlamentarizmin dhe PD-në e opozitën, kjo është e vërtetuar nga skandali McGonigal. Ai ka sajuar për opozitën për ta zhdukur atë. Ka goditur një nga shtyllat e demokracisë.