Noka: 11 shkurti çelja e stinës së protestave e revolucionit, Fuga krijon lidhje të McGonigal me PD-në
Në një intervistë për Ora News, nënkryetari i PD-së, Flamur Noka u shpreh se në datë 11 shkurt janë të gjithë në këmbë dhe do të jetë çelja e stinës së protestave dhe revolucionit.
Ai tha se Enri Ceno, bashkë me të fejuar, ka bërë vetëm një foto me McGonigal në një restorant, pasi ia ka kërkuar një miku i tij një gjë të tillë, por asgjë më shumë.
Noka: Në datë 11 janë të gjithë në këmbë dhe do të jetë çelja e stinës së protestave, grevës, revolucionit, deri në mosbindje civile. Rama është duke bërë trille dëshpëruese dhe po i shpërndan Endri Fuga dhe tregojnë panikun që është Rama. Enri Ceno në ato ka qenë një anëtarë i forumit rinor të PD-së dhe së bashku me të fejuarën e tij ka qenë duke darkuar në një restorant, e një miku i tyre ju ka prezantuar McGonigal dhe ai u ka kërkuar një foto.
Ai nuk e ka takuar si një zyrtar shteti, apo mos vallë e kontaktoi për të minosur demokracinë në vend. Kushdo në atë kohë që do të takonte një drejtues të FBI-së dhe mund të bënte foto. Kush është ai që e korruptoi. Kush është ai që e priti në zyrë disa herë, fshehurazi shtetit amerikan. Kush është ai që e pagoi me para krimi, Enri Ceno, apo Edi Rama?!