Nisja e fushatës zgjedhore, OSBE: Presim një fushatë paqësore dhe me standarde ndërkombëtare

OSBE i është drejtuar me një mesazh të fortë partive polike për fushatën e 14 majit që zyrtarisht nis të premten. Organizata Europiane thekson zbatimin e legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimet e ODIHR.

E premtja e 14 prillit shënon nisjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e vendore të 14 majit.

Prezenca e OSBE-së me një mesazh partive politike, u kërkon të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv.

 “Fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit! Një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri në nivel vendor, shumë punë mbetet për t’u bërë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit".

Prezenca e OSBE-së thekson se fushata duhet të jetë në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

"Ndërkohë presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Suksese të gjithë kandidatëve dhe qytetarëve!”

OSBE ka paralajmëruar se do të angazhojë 13 ekspertë për monitorimin financuar të fushatës së partive politike për këto zgjedhje vendore.

zgjedhjet e 14 majit osbe- odihr

EMISIONET