Nesho: Rama i vlerëson marrëdhëniet me SHBA si marrëdhënie afariste, jo vlerash
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, tha në "Ora e Betit" se përfshirja e Ramës në skandalin e ish-zyrtarit të lartë të FBI tregon se Rama i sheh marrëdhëniet me SHBA i vlerëson si marrëdhënie afariste dhe jo të vlerave me demokracinë më të fuqishme në botë.
Nesho: Ky është një korrupsion më i madh, korrupsion ndaj zyrtarëve të një shteti aleat tonin si SHBA. Kjo reflekton filozofinë qeverisëse të Ramës se këtu ka një demokraci të dirigjuar dhe kërkon që këtë ta bëjë dhe me aleatët tanë. Marrëdhëniet me SHBA i vlerëson si marrëdhënie afariste dhe jo të vlerave me demokracinë më të fuqishme në botë. Është nga çështjet që ka tronditur SHBA. Vetë agjenti i FBI të gjithë këtë marrëdhënie me kryeministrin Rama se ka shpjeguar si një marrëdhënie friendly, por se ka raportuar fare. Kjo është e pazokontë jo për një zyrtar të lartë të FBI, por për çdo zyrtar të lartë të SHBA që viziton një vend dhe ndihet i privilegjuar nëse takon presidentin apo kryeministrin e një vendi. Të bazuara në korrupsion kanë dashur të krijojnë një marrëdhënie që tu shërbejë interesave të dy palëve. Dihet korrupsioni i ish-agjentit të FBI dhe shfrytëzimi që i bëri kryeministri shqiptar në takimet e vazhdueshme që ka bërë me të.