Në Kuvend flasin grushtat/ Baçi: Ne vetëm provokohemi nga mazhoranca, s’kemi rrugë tjetër! Basha mercenar i Ramës

Deputeti Partisë Demokratike i grupimit të Rithemelimit, Luan Baçi, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” tregoi shkaqet e dhunës dje në Parlament nga deputetët e opozitës.

Baçi theksoi se tashmë opozita është në fazën e fundit të saj atë të luftës për ekzistencë, pasi sulmet dhe provokimet e pandalshme të mazhorancës, e detyrojnë opozitën të reagojë në atë mënyrë.

“Ne nuk kemi rrugë tjetër. Provokimet e herëpashershme të mazhoirancës ndaj opozitës.

Në Kuvend flasin grushtat/ Baçi: Ne vetëm provokohemi nga

Dhe kur them provokime, ato nuk janë provokime thjesht me fjalë, por janë provokime duke mohuar të drejtën dhe duke të të nxjerrë sikur nuk ekziston. Pra ne jemi në një fazë të tillë: do ekzoistojmë, apo do të shfarosemi fare?! Po po, Partia Demokratike dhe opozita është në një situatë “luftë për ekzistencë”.

Sa herë më bëhet kjo pyetje, 100 herë kërkoj ndjesë për mënyrën se si kemi vepruar, por në radhë të parë ne duhet të sistemojmë veten tonë.

Dhe për ta bërë këtë, ne na duhet të luftojmë me këtë mazhorancë të korruptuar që ka zgjedhur të bëjë një lojë të pisët duke ushqyer 5-6-7 apo 8 deputetë me një ish-kryetar që vazhdon t’i thotë vetes kryetar dhe vazhdon të bëjë aktivitete duke i quajtur kuvende me frymën që i jep mazhoranca vetëm e vetëm për të qenë kryetar.

Në 2019-ën Rama e kishte mercenarin e tij, tashmë e ka një të punësuar nga Rama”, u shpreh deputeti demokrat, Luan Baçi.

luan baçi kuvend anila zyberaj

EMISIONET