Në garë për bashkinë e kryeqytetit, Lajlja Pernaska: Një shekull Tiranë, hera e parë që garon një grua

Mes 6 kandidatëve për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit është edhe një grua.

Lajlja Pernaska shpalosi në studion e "Drejt" vizionin e saj për kryeqytetin.

Pernaska: Kam zgjedhur të jetoj në Tiranë nuk kam dashur të largohem dhe pse e kisha me mundësinë. Ashtu siç kanë qenë paraardhësit e mi në breza. Lashë profesionin e mjekes për tu futur në politikë.

E investova si profesion politikën. Nuk i kam shmangur sfidat dhe asjëherë nuk e kam humbur besimin që ky vend do të bëhet. Një shekull Tiranë, hera e parë që hyn një grua. Kisha pritshmëri që opozita të dalë me një kandidat të vetëm, vullneti nuk ekzistoi.

Varianti i të pavarurit është më shumë pengesë.Gjeta dakordësi të lidershipit të PDIU për të bërë regjistrimin dhe futur në garë. Por gara ime vazhdon si individuale. PDIU ishte mbështetje ligjore. Kam fituar dy mandate në Tiranë, nuk mi ka dhuruar njeri as i kam blerë. Gara ka rëndësi. Sa gjeta shtegun për tu futur, u futa në garë.

Tirana në vizionin tim është ajo Tiranë që duhet të kombinohet për të ruajtur atë pjesë që i ka mbetur identitetit dhe duke pranuar një realitet që nuk e zhbëjmë dot. Mënyra si është administruar bashkuia derio sot është në shërbim të forcave politike që e kanë marrë dhe e drejtojnë atë, kjo është ngërçi më i madh. I kemi provuar të gjithë krahët.

Në garë për bashkinë e kryeqytetit, Lajlja Pernaska:

drejt zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET