“NAFTËN E RRIT QEVERIA, JO LUFTA”/ Opozita kritikon qeverinë për rritjen e çmimeve të karburanteve

Rritja e çmimeve të karburanteve në vend ka sjellë reagime nga opozita. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se situata në tregun e karburanteve nuk lidhet vetëm me zhvillimet ndërkombëtare, por edhe me politikat e qeverisë shqiptare.

Sipas saj, tensionet në Gjirin Persik kanë krijuar presion në tregjet globale të energjisë, por shumë vende në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor po marrin masa për të frenuar rritjen e çmimeve.

Tabaku theksoi se një nga arsyet kryesore të çmimeve të larta është pesha e madhe e taksave në çmimin final të karburantit.

Ndërkohë, për rritjen e çmimit të naftës reagoi edhe zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e cila deklaroi se 60 për qind e këtij çmimi janë taksa që shkojnë në buxhetin e shtetit.

Sipas saj, nga kjo taksë qeveria mbledh rreth 300 milionë euro në vit, ndërsa për mirëmbajtjen e rrugëve shpenzohen vetëm rreth 55 milionë euro.

Sipas saj, një masë e tillë do të ndikonte drejtpërdrejt në uljen e çmimit të karburanteve dhe në lehtësimin e barrës për qytetarët.

EMISIONET