"Mos përsërisim gabimet ", Mediu: Ata që flasin sot për radikalizim, ishin po kaq radikalë kur dorëzuan mandatet me dy gishtat lart

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu i ftuar në Ora News thotë se çështja "McGonigal" i ka të gjitha arsyet që opozita të jetë jo vetëm e indinjuar por edhe  të jetë në protestë dhe revoltë.  

Por nga ana tjetër ai tërheq vëmendjen që radikalizimi i aksionit opozitar të mos kthehet në qëllim në vetëvete por të ndërtojë një veprim në disa plane.

Mediu: Nëse kthehet në qëllim në vetëvete ne dalim jashtë asaj ullie që duam të ndërtojmë opozitën, një opozitë që punon me qytetarët për qytetarët dhe me partnerët ndërkombëtarë. Opozita nuk duhet të përsërisë gabimet e veta. Një pjesë e madhe e atyre që dolën sot me këtë radikalizim ishin po kaq radikal kur dolën me dy gishtat lart kur dorëzuan mandatet në parlament.

Mbajtën qëndrim po kaq të fortë për bojkotimin e zgjedhjeve lokale, reformën në drejtësi që prodhoi kosto për opozitën dhe gjithë politikën ku sot çdo gjë kontrollohet nga Rama. Ka nevojë për një lloj analize.Historia ka treguar se kur ne kemi ditur të veprojmë me logjikë në planin e krijimit të ndjesisë popullore siç janë protestat por dhe në veprimin e brendshëm politik opozitar edhe me partnerët ne kemi arritur sukses si në 2001-2005.

 

fatmir mediu protesta e opozites

EMISIONET