Mocioni me Ramën për “McGonigal” në 2 mars, Balla: Kërkesa e opozitës për komision hetimor me firma të falsifikuara
Mocioni me debat i kërkuar nga opozita me lkryeministrin Ediu Rama lidhur me çështjen e shumëdebatuar për skandalin e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal do të mbahet në seancën plenare të 2 marsit.
Ndërkaq, për socialistët kërkesa e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen Charles McGonigal ishte me firma të falsifikuara.
Kjo ishte ajo që deklaroi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në një deklaratë për mediat.
Taulant Balla u shpreh se Konferenca e Kryetarëve për këtë arsye ka vendosur që cështja të mos shqyrtohej.
“Kuvendi është vënë para një turpi për të perifrazuar atë që kam thënë para jush, në kushtet kur na u vu para një kërkesë deputetësh me firma të falsifikuara. I kërkova deputetëve të opozitës që të tërheqin atë kërkesë. Të falsifikosh firmën e një deputeti nuk duhet toleruar. Konferenca e Kryetarëve ka marrë vendim me votë kundër kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Aliebeaj, që çështja të mos shqyrtohej. Në një seancë tjetër Kuvendi i Shqipërisë, më 23 janar, vendosi ngritjen e komisionit të posaçëm për ligjet parlamentare.”, theksoi Balla.
Po ashtu, Balla e justifikoi mungesën e kryeministrit Edi Rama në seancat plenare me faktin që në agjendë ka pasur disa udhëtime jashtë shtetit.
I pyetur nëse mazhoranca do të ketë ndryshim sjelljeje në seancat e radhës, duke marrë parasysh se është vijuar me rendin e ditës në situata kaotike, Balla theksoi se situatat janë krijuar nga deputetët e opozitës.
“…Një deputete duke përfituar nga fakti i të qenit zonjë, ka futur në Kuvend një flakadan. Atentatori do të ishte zoti Spaho. Shpresoj që akte të tilla dhune të mos ndodhin më në Kuvend. Ishte vënë edhe një pajisje zhurmuese…”, theksoi Balla.