Dosja “Gërdeci”/ Shorti i GJKKO-së ia jep çështjen gjyqtares Irena Gjoka, pas tërheqjes së Erjon Çelës

Shorti elektronik i Gjykatës së Posaçme (GJKKO), ka zgjedhur gjyqtaren Irena Gjoka, për të gjykuar në seancë paraprake ish- ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Gjoka hyn në këtë gjykim pas largimit të gjyqtarit Erjon Çela, i cili dha dorëheqjen për shkak të gjykimit njëherë të këtij rasti.

Fatmir Mediu akuzohet nga prokurori Klodian Braho për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, sipas Kodit Penal Ushtarak dhe Kodit Penal.

15 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, pikërisht në muajt e parë të këtij viti, SPAK ka hapur një dosje të re për këtë çështje.

Hetimet po zhvillohen për korrupsion dhe pastrim parash lidhur me rolin e kompanive Edvin dhe AEY që dyshohet se kanë dërguar në SHBA me paketim e çmime të ndryshuara, fishekët që duhej të ishin demontuar në Gërdec.

gërdeci fatmir mediu elton qyno irena gjoka gjkko

EMISIONET