24 orë debat të enjten, Balla: Po përgatitemi për të mbrojtur kryeministrin, opinioni publik na gjykon
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në një deklaratë për media nga Kryesia e Kuvendit, deklaroi se grupi parlamentar i PS-së po përgatitet për debatin e datës 2 mars.
"Çdo deputet do ketë 10 minuta, që është koha maksimale. Kemi të bëjmë me një bashkim të disa kërkesave. Pavarësisht se ëhtë movion me debat, seancë, apo pyetje mendoj se 24 orë janë të mjaftueshme për çdo deputet apo drejtues të pavarur. Është opinioni publik ai që na gjykon. Grupi parlamentar të PS mezi po e pret këët mocion për të thënë disa të vërteta.
Data 2 është një seancë e njoftuar me një pikë të vetme dhe e vetmja pikë e rendit të ditës është mocioni me debat," tha Balla.