Milo: 1.1 milion qytetarë jetojnë në varfëri dhe përjashtim social, më tronditëse janë nivelet e varfërisë për një person të rritur me një fëmijë dhe...
Deklarata e Sekretarit për Çështjet e Financave dhe Ekonomisë në Partinë e Lirisë, Prof. Petraq Milo.
Sipas te dhenave te Eurostat niveli i varferise dhe perjashtimit social mbetet me i larti ne rajon:
Për një person të rritur si mesatare e të gjitha kategorive niveli i varfërisë për Shqipërinë vlerësohet në 46.6%
Por me tronditëse janë nivelet e varfërisë për një person të rritur me një fëmijë në ngarkim dhe për kategorinë e personave të rritur mbi 65 vjeç ose pensionistët
Për një person të rritur me një fëmijë në ngarkim niveli i varfërisë për Shqipërinë vlerësohet në 72.5%
Ndersa për një person të rritur mbi 65 vjeç ose në pension niveli i varfërisë për Shqipërinë vlerësohet në 69%
Nga 1.1 milion qytetar qe jetojnë ne varfëri dhe përjashtim social, 790 000 jane mesatarisht pensioniste te te gjitha kategorive
Niveli i varferise i pensionisteve sipas kategorive fillon nga 6.2 Euro qe eshte niveli i varfërisë absolute deri ne dhe ne 2.8 Euro ne dite ne nivelin e varfërisë ekstreme
Mbi 504 000 pensionistë në qytet që jetojnë mesatarisht me 190 Euro në muaj, ose 6.3 Euro ne dite
Mbi 87 000 pensionistë në zonat rurale që jetojnë mesatarisht me 115 Euro në muaj, ose 3.8 Euro ne dite
Mbi 61 000 invalidë të punës në qytet që jetojnë mesatarisht me 180 Euro në muaj, ose 5.9 Euro en dite
Ne 5 600 invalide te punes ne zonat rurale qe jetojne mesatarisht ne 90 Euro ne muaj, ose 3.0 Euro ne dite
Ne rreth 73 000 invalide me aftësi te kufizuar qe jetojnë mesatarisht me 134 Euro ne muaj, ose 4.4 Euro ne dite
Ne rreth 44 000 pensioniste familiar në qytet që jetojnë mesatarisht me 89 Euro në muaj, ose 3.0 Euro ne dite
Ne rreth 4 000 pensioniste familiar në zonat rurale që jetojnë mesatarisht me 20 Euro në muaj, ose me pak se 1 Euro ne dite
Mos rritja e pensioneve e plote e pensioneve gjate tre mandatave ka thelluar me shume diferencen me nivelin e pensioneve te vendeve te rajonit
Shqiperia nga nje vend me nivel te barabarte me nivelin mesatar te pensioneve me vendet e rajonit dhe me e larte se edhe me disa vendet e rajonit ne vitin 2013, ka aktualisht nje nivel pensioni mesatar qe eshte 2.2 here me i ulet se vendet e rajonit
Ndersa ne Shqiperi niveli mesatar i pensionit eshte 170 Euro
Në Maqedoninë e Veriut niveli mesatar i pensionit është 325 Euro
Ne Kosove niveli mesatar e pensionit eshte 350 Euro,
Në Serbi niveli mesatar i pensionit eshte është 390 Euro
Dhe në Malin e Zi niveli mesatar i pensionit është 450 Euro,
Pensionistet kane mbetur te varfër sepse jane te vjedhur nga klasa politike. Fondet e buxhetit nuk shpërndahen per interesin publik por per te financuar tendera dhe koncensione korruptive ne interes te individieve dhe grupeve te lidhur me klasën politike
Kjo qeverisje e cila nuk tregon as kujdesin me minimal njerëzor duke i lene pensionistet ne nje situate qe vetëm po mbijetojnë, sepse :
Si mund te përballohet nga pensionistet kosto e larte e jeteses me vetëm mesatarisht ne 6.2 Euro ne dite
Dhe rastet me ekstreme, se si mund te përballohet nevojat me bazike ushqimore te jetesës ne rastet me ekstreme te nivelit te varfërisë ne 2.8 Euro ne dite
Si mund te plotësojnë nevojat pensionistet me te ardhurat minimale ne 6 here me te ulta se mesatarja europiane por qe perballen me çmime sa 91% te çmimeve te mesatares europiane
Dhe per disa produkte bazë si mishi, vaji, produktet e bulmetit dhe të vezëve Shqipëria ka nivelin edhe më të lartë se mesatarja e vendeve europiane
Mbi 790 000 pensioniste kane sot nje mundësi te madhe per te ndryshuar modelin e qeverisjes, nga nje model qeverisje korruptive ne nje model te qeverise per qytetarin dhe ne veçanti per nje qeverisje e kujdesit ndaj shtresave me ne nevoje
Mbi 790 000 pensioniste kane nje mundësi te madhe per te bere realitet rotacionin politik dhe te mos japin votën e tyre kësaj mazhorance qe do te vazhdoj ti vjedhi
Mbi 790 000 pensioniste nuk duhet te lejojnë asnjëherë me votën e tyre as kete mazhorance dhe as nje force tjetër politike qe ti braktis dhe ti diskriminoj deri ne maksimum.