Formula e re për taksimin, Ballgjini: Harta e re e çmimeve s’ka nisur të aplikohet, koha për të blerë shtëpi! Çmimet do të rriten sipas inflacionit
Harta e re e vlerës së çmimeve ende nuk ka filluar të aplikohet dhe aktualisht agjentët imobilar përdorin referencat e çmimeve të mëparshme. Dritan Ballgjini, agjent imobilar thotë se mundësitë për blerjen e një shtëpie mbeten të favorshme dhe se çmimet e pasurive të paluajtshme do të rriten bazuar në inflacion dhe jo dyfish.
Këshilli i Ministrave ka miratuar hartën e re të çmimeve minimale për efekt tatimin e pasurive të paluajtshme në rast shitjeje.
Megjithatë, Dritan Ballgjini, agjent imobiliar i njohur thotë se ende nuk ka filluar të aplikohet, dhe aktualisht vazhdojnë të përdoren referencat e çmimeve të mëparshme.
Ballgjini shton se mundësitë për blerjen e një shtëpie mbeten të favorshme dhe ndjekësit e tregut mund të përfitojnë nga çmimet aktuale.
Sipas ekspertit dhe me hartën e re nuk mendohet të ketë rritje dyfishore, por do të jetë e bazuar në inflacion.
Sipas ligjit të ri, kjo formulë ka për qëllim të stimulojë tregtinë e pasurive të paluajtshme dhe të ndihmojë individët që kanë mbajtur pronat për një kohë të gjatë, duke e bërë më të leverdishme për ta shitjen.