Meta krah kandidatit Indrit Hoxha: Pas 14 majit, të gjitha rrugët do të kalojnë nga Vora
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2023, 19:40

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehet besimplotë se në 14 maj bashkia e Vorës do të fitohet nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Në një video të ndarë në rrjetet sociale, ku Meta shfaqet krah kandidatit Indrit Hoxha, ndër të tjera ai dëgjohet të thotë se pas zgjedhjeve, “të gjitha rrugët do të kalojnë nga Vora”.
“Më parë thuhej se të gjitha rrugët të çojnë në Stamboll, por pas 14 majit të gjitha rrugët do të kalojnë nga Vora, Bashkë Fitojmë”, thotë ai.

