Meta prezanton programin për bujqësinë në Lushnje: Do mundësojmë dëmshpërblim për fermerët

Meta prezanton programin për bujqësinë në Lushnje: Do

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka prezantuar programin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Lushnjes, Eduart Sharka.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se plani i Sharkës është i shkëlqyer për rimëkëmbjen e Lushnjes. Sakaq shton se objektivi kryesor do jetë sektori i bujqësisë, ku do të mundësohet dëmshpërblim për fermerët.

Lushnja drejt Ndryshimit, sepse Eduart Sharka ka një program të shkëlqyer që rimëkëmb Lushnjen.

Pas 14 Majit me Eduart Sharkën si kryebashkiak, 10% të buxhetit të bashkisë Lushnje do të shkojë për skemën vendore të granteve në bujqësi dhe 8% e buxhetit të bashkisë do të shkojë për dëmshpërblimin nga dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Vlerësimet më të mira dhe mbështetjen më të fortë, kryebashkiakut të ardhshëm të Lushnjes për programin e tij për bujqësinë.

Ky program i Eduart Sharkës është program i punës dhe që mbështet njerëzit punëtorë të Lushnjes.

ilir meta meta bujqësi meta

EMISIONET