“Koha për trepikësh!” Meta mbështet planin e Këlliçit: Ndihmon 45 mijë biznese në Tiranë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ndarë në rrjetet sociale një video teksa shfaqet duke luajtur basketboll.
Meta shihet në krah të të disa të rinjve, ndërsa ka edhe një mesazh: “Koha për trepikësh”, shprehet ai.
“Koha për trepikësh!”, Meta mbështet planin e Këlliçit: Ndihmon 45 mijë biznese në Tiranë
Kreu i PL-së në një tjetër reagim të tij në rrjetet sociale mbështet dhe planin prezantuar nga kandidati i koalicionit opozitar mnë Tiranë, Belind Këlliçi.
“Plani i Belind Këlliçit, jo vetëm ndihmon 45 mijë biznese në Tiranë, por krijon një klimë miqësore, bashkëpunuese dhe inkurajuese për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në Bashkinë e Tiranës. Bashkë Fitojmë!”, shprehet Ilir Meta.