Meta për liberalizimin e vizave të Kosovës: Një padrejtësi mori fund, diskriminues që izolimi zgjati kaq gjatë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka thënë se sot me miratimin e vendimit për liberalizimin e vizave në Parlamentin Evropian i është dhënë fundi një padrejtësie ndaj Kosovës.
"Urime Kosovës sonë!
Një padrejtësi mori fund. Parlamenti Europian vendosi që qytetarëve të Kosovës t’u liberalizohen vizat.
Ishte padyshim diskriminuese që vazhdoi kaq gjatë izolimi i Kosovës, megjithatë e përgëzoj nga zemra çdo qytetar e çdo institucion të Kosovës për këtë hap të madh drejt integrimit europian.
Faktorët ballkanikë që e duan Europën jashtë Ballkanit, edhe kësaj radhe dështuan. Europa ka ditur gjithnjë t’i vlerësojë qeveritë pro-evropiane, siç ka ndodhur me Shqipërinë kur arritëm liberalizimin në vitin 2009, siç po ndodh edhe sot në Kosovë, ka shkruar Meta.