Meta nga Durrësi: Firmosën 9 mln euro për një Incinerator që ekziston vetëm në firma e imagjinatë, ta pastrojmë me Igli Carën
Kreu i PL Ilir Meta ka publikuar nga Durrësi një video nga ku shihet skandali me Incineratorin. Në video shihen plehrat që kanë mbushur kanalet, madje dhe pranë zyrës së shtabit elektoral.
"As plehrat përpara zyrës të shtabit të saj elektoral nuk i pastron “pastruesja” e Edi Ramës, por me shpejtësinë e rrufesë firmosi fët e fët gati 9 milionë euro nga taksat e durrsakëve për të paguar inceneratorin e Tiranës, i cili ekziston vetëm në firmat dhe imagjinatën e Edi Ramës.
Në 14 Maj Durrësi pastrohet përmes Ndryshimit dhe votës plebishitare për Igli Carën," shkruan Meta.