Meta: Ndryshimi më 14 Maj bazohet tek plani i Belind Këlliçit. Do i japë Tiranës zhvillimin që meriton
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2023, 10:52
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur optimist për zgjedhjet lokale që do të mbahen ë 14 maj.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se “ndryshimi më 14 maj bazohet te plani i mirë menduar i kryebashkiakut të ardhshëm Belind Këlliçi.”
“Ndryshimi më 14 Maj bazohet tek plani i mirë menduar i kryebashkiakut të ardhshëm Belind Këlliçi.
Plani i tij konkret ul taksat, ul koston e jetesës dhe i jep Tiranës zhvillimin që meriton.
Bashkë????Fitojmë!”, ka shkruar Meta në Facebook.