Meta: Familjet drejt tkurrjes, është shtuar frika e të rinjve për tu martuar
Të rinjtë janë gjithnjë e më të pasigurt për të krijuar familje për shkak të vështirësive ekonomike që po kalon vendi. Kreu i PL, Ilir Meta gjatë takimeve në Korçë ka theksuar mbrojta e familjes shqiptare është në qendër të programit të kandidatëve të koalicionit Bashkë Fitojmë.
Tryezën e rradhës për familjen Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e zhvilloi në Korçë.
Stepja e të rinjve për shkak të kushteve që po kalon vendi ishte shqetësimi kryesor.
Moshës se tretë dhe personave me aftësi të kufizuar sipas Metës i është veshtirësuar më shumë jetesa.
Kreu i Partisë së Lirisë nuk la pa përmendur edhe ndërtimet pa kriter në qytetin e Korçës, të cilat sipas tij kanë shëmtuar pamjen e qytetit historik.